Bonvenon
en la retejo de la
Agado por Lingvaj Rajtoj
en la mondo.


Informado,
diskuto, intervenoj
pri
Lingvaj Homaj Rajtoj:

www.linguistic-rights.org





Digno kaj justeco por ĉiu el ni

Dignidad y justicia para todas y todos

Dignité et justice pour nous tous

Dignity and justice for all of us

Lingvaj Rajtoj
Derechos Lingüísticos
الحقوق اللغوية
Droits Linguistiques
ЯЗЫКОВЫЕ ПРАВА
Linguistic Rights
语言权
언어권리
Sprachliche Rechte
Nyelvi jogok
حقوق زبانی
สิทธิทางภาษา
Diritti linguistici
Sproglige rettigheder
Jazyková práva
Taalrechten - taalrechtvaardigheid
. . .



Lingvaj Rajtoj - Derechos Lingüísticos - الحقوق اللغوية - Droits Linguistiques - ЯЗЫКОВЫЕ ПРАВА - Linguistic Rights - 语言权 - 언어권리

26 korrik - Dita e Esperantos, dita e drejtësisë gjuhësore.

Përse Dita e Esperantos? Përse ajo është e rëndësishme për mbarë botën tani?

26 korrik - Dita e Esperantos, dita e drejtësisë gjuhësore. Përse Dita e Esperantos? Përse ajo është e rëndësishme për mbarë botën tani? 26-a de julio, Esperanto-Tago, tago de lingva justeco. Kial la Esperanto-tago? Kial ĝi estas grava por la tuta mondo nun?

Më 26 korrik 1887 doli libri i parë i gjuhës ndërkombëtare Esperanto. Gjuha nmdërkombëtare Esperanto ka për qëllim të përdoret për lidhjet ndërmjet njerëzve me gjuhë të ndryshme, që do flisnin kaq asnjanësisht dhe komunikimi ndërmjet tyre do ishte i drejtë. Askush s'ka të drejtë ta ndjejë veten epror mbi tjetrin. Secili të flasë gjuhën e vet.

• Ne i sugjerojmë botës të adoptojë 26 korrikun si ditë e komunikimit të drejtë dhe si rrjedhojë i marrëdhënieve të drejta ndërmjet etnive, kulturave, popujve.

Një komunikim i drejtë është një situatë komunikimi ndërmjet njerëzve, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Është e qartë se në se disa njerëz kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre amtare ndërsa të tjerë duhet të flasin në një gjuhë të huaj, nuk do ketë një situatë të tillë barazie.

Duke zgjedhur njërën ose disa gjuhë përmbi të tjerat, jepet një shenjë për më shumë rëndësi apo sundim atyre, për të cilët gjuhët e përdorura janë gjuhë amtare. Kjo zgjedhje bëhet një mjet për t'i përjashtuar njeërzit nga politika, edukimi, qasja në tregti dhe shumë aspekte të tjera të jetës. Kjo i forcon pabarazitë sociale ekonomike ndërmjet grupeve.

Ka të drejta gjuhësore të njerëzve dhe ka të drejta njeërzore me një përmbajtje gjuhësore. Liria e të vetëshprehurit dhe përdorimi i një gjuhe janë të pandashme. Përvojat rreth botës tregojnë që politikat shumëgjuhësore mund t'i zmadhojnë shanset për njerëzit në shumë mënyra. Ajo që një botë e barabartë ka nevojë është formula tregjuhësore, që është rekomanduar nga UNESCO, që jep njohjen publike të përdorimit të tri gjuhëve: amtare, shtetërore/rajonale, ndërkombëatre.

- Gjuha amtare. Njerëzit dëshirojnë dhe kanë nevojë të mund të përdorin gjuhën e vet amtare kur kjo nuk është as rajonale as ndërkombëtare.

- Gjuha e një shteti/rajonale. Gjuha e një shteti lehtëson komunikimin ndërmjet grupeve gjuhësore të ndryshëm- si për shembull svahilishtja në vendet afrikanolindore, ku fliten edhe shumë gjuhë të tjera.

- Një gjuhë ndërkombëtare. Në këtë epokë të globalizmit, të gjithë njerëzit duhet të jenë kompetrentë në një gjuhë asnjanëse ndërkombëtare që i vë të gjithë popujt në nivel të njëjtë, kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar.

Shtetet kane nevoje t'i njohin te gjitha tri gjuhet si gjuhe zyrtare apo të paktën ta njohin përdorimin e tyre dhe mësimdhënien e tyre. Ka shumë versione të këtyre formulave trigjuhësore, varësisht nga shteti. Ndërkohë është e mundëshme dhe e dëshirueshme që shteti të mbetet "asnjanës' për etnitë dhe fetë, por kjo nuk është e mundëshme për gjuhën. Njerëzit në botë dhe qytetarët në vendet e veçanta kanë nevojë për një gjuhë të përbashkët për ta shpënë përpara ndërkuptimin e ndërsjellë dhe komunikimin me ndikim, por njëkohësisht kanë të drejtë ta përdorin gjuhën e vet amtare.

Gjuha ndërkombëtare Esperanto ofron një mjet asnjanës për të siguruar të drejta njerëzore gjuhësore në nivel ndërkombëtar. "Nga të gjitha gjuhët e planizuara të botës, Esperanto është sot më e njohura dhe më e përdorura. Sipas meje, ajo do sjellë shumë përparësi, po qe se njerëzit do e marrin atë seriozisht...Esperanto ka nevojë për më pak kohë studimi se sa çdo gjuhë tjetër natyrore, sepse çdo kush mund të krijojë lirisht fjalë të reja" (sipas gjuhëtarit të njohur botërisht Dr. Tove Skutnabb- Kangas). Ajo, veç kësaj pengon hegjemonizmin e fuqive të mëdha të momentit. Këto fuqi tani janë vendet anglishtfolëse dhe prandaj anglishtja është bërë kaq e fuqishme nëpër botë. Por, si do jetë e ardhmja, pas 50 vitesh? "Përforcimi i të drejtave të folësve të të gjitha gjuhëve është një çështje për të cilën Esperanto jep një ndihmesë të qënësishme" (sipas një gjuhëtari tjetër të njohur, Robert Philipson).

Është koha të mos mendojmë të ndjekim më të fortët e kohës, por të nisim punën për krijimin e një situate barazie ndërmjet popujve të botës.

• Esperanto është një mjet për të arritur një komunikim të drejtë.

Bardhyl Selimi, Shoqata esperantiste shqiptare



Kongresi 100 Universal i Esperantos
në Lille, Francë, nga 25 korrik gjer 1 gusht 2015
Tema: "Gjuhët, artet dhe vlerat në dialogun ndërmjet kulturave"




العربية | Беларуская | বাংলা ভাষা | Dansk | Deutsch | English | Español | Esperanto | فارسی | Français | Gaeilge
ελληνικά | Bahasa Indonesia | Íslenska | 한국어 | Italiano | Magyar | Nederlands | Português | по-русски
Slovenčina | Српски | తెలుగు | Türkçe | Українська | 语言权
© 2008-2018 Agado por Lingvaj Rajtoj, UEA
Reguloj pri utiligo | Privateco | Leĝe | Kontakto
traduko | informado | retejmapo